Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Edhe nëse mujmë me e mshef venën
qysh dojmë me ja ba erës?
Masnej çka dojmë me i ba dehjes?
Edhe nëse munohemi
me e paraqitë dashninë
si nji punë t'thatë
përmes buzve tona t'teruna
qysh me e mshef gufimin e lotve
qi rrjedhin çurk prej syve tanë?
گر باده نهان کنیم بو را چه کنیم؟
وین شکل خَمار و رنگ رو را چه کنیم؟
وَرْ با لب خشک، عشق را خُشک آریم
این چشمهٔ چشم همچو جو را چه کنیم؟
Vargje shumë të ngjashme i gjejmë edhe te Abdurrahman Xhami në veprën e tij Jusufi me Zylejahanë, "Mshefja e dashnisë së Zylejhasë".
Burimi: Divani i Shamsi Tabrizit (rabaija Os-706/F-1347)
Shqipëruem me ndihmën e përkthimit të Osborn-it në anglisht.
Përktheu: Trandofilishta (Ramazan/Mars 2025)
Fotografia: Saberimages