Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Shigjetat e ashkut janë aq precize
me i prapsu ato s'ka mburojë urtie
në tokën e zemrës ato udhën e çajnë
njiqind gjurmë plagt' tradhtisht u lajnë.
Aroma e temjanit hapërndahet anë e mbanë
e dashnia, si misku, kot fshihet menjanë.
Mespërmes njiqind vellove aroma depërton
munin e dobtë me u fsheh ajo ta rrënon.
Dashnia e Zylejhasë ish e pakallxueme,
fara e vuetjes n'gji t'saj rrinte e errsueme.
Po dashnia mori forcë e vuetja u rrit
shumë e ma shumë ajo jasht u paraqit.
Uji asaj i rrjedhte çurk prej syve —
uj'? jo, po rrjedhë me gjak e ngjyeme.
Vargje shumë të ngjashme i gjejmë edhe te hazreti Xhelaluddin Rumi në rubaijatin e tij, "Mshefja e venës".
Burimi: Pjesë nga Jusufi me Zylejhanë, sjell në shqip prej përkthimit të Griffith (1882) në anglishte (fq. 53)
Përktheu: Trandofilishta (28 Ramazan/28 mars 2025)