Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Pse quhet muzika art hyjnor, kur asnjana prej arteve tjera nuk quhet kësisoji? Na sigurisht mundemi me e pa Zotin në të gjitha artet dhe në të gjitha shkencat, po vetëm, edhe vetëm në muzikë Zoti asht i lirë prej të gjitha formave dhe mendimeve. Në çdo art tjetër ka idhujtari. Çdo mendim, çdo fjalë e ka formën e saj. Veç tingulli asht i lirë prej formës. Çdo fjalë poezie krijon nji pikturë në mendjet tona. Vetëm tingulli nuk ban qi t'na shpërfaqet nji objekt përpara.