Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Klubi i librit Sofra e leximit asht nji sofër ku çdo të tretën javë mblidhemi online, lexojmë e i bajmë muhabet librat, shkrimet a filmat e ndryshëm. Mbledhia e sofrës zakonisht mbahet te shtuneve në ora 18:00 - 19:30.
Kjo sofër ka fillu qysh prej 24 gushtit të vjetit 2024. Deri më sot kemi pas mundësinë me i ba muhabet titujt si Princi i vogël prej Antoine de-Saint Exupéry , Lejla dhe Mexhnuni prej Nizamit, Âmâk-ı Hayal [shq. Thellësitë e imagjinatës] nga Ahmed Hilmi, Jusufi me Zelihanë nga Hafiz Ali Korça, Jusufi dhe Zylejhaja nga Mevlana Xhami bashkë me serialin dhe suren mbi të etj.
Të gjithë jeni të mirëseardhun!
Regjistrimi & pjesëmarrja (falas)
Për pjesëmarrje luteni me na shkru në email-in tonë trandofilishta@gmail.com apo në rrjetet tona sociale.
Fjala “Aman” është e barabartë me emrin tënd të nderuar
Prandaj, zikri i ashikut është “Aman!”, o Resulullah!
Me bismilah…
Mbas nji pushimi veror, rikthehemi prapë me Sofren tonë të leximit, ku, si vjetin e kalum, do t’vazhdojmë me temën për jetën e Pejgamberit tonë, Muhammed Mustafasë, salallahu alejhi ve selam.
Libri që kemi pas si referencë deri tash rreth sirës profetike ka qenë libri “Hazreti Muhammed Mustafa (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem): Periudha e Mekës” nga Osman Nuri Topbash i sjell në shqip prej Mithat Hoxhës.
Kësaj radhe do ta vazhdojmë ta lexojmë prej faqes 314 deri në fund. Në këtë pjesë të librit vihet në pah vjeti i 7-13 në Mekë mbas shpalljes profetike deri te largimi i Pejgamberit alejhi selam për në Medine.
Ju ftojmë t’i bashkoheni Sofrës tonë mbi këtë temë të shtunën me 12 shtator 2026, në ora 18:00-19:30 CEST, online.
12 shtator 2026
Mbajtun më 11 korrik 2026
Mbajtun më 20 qershor 2026
Mbajtun më 23 maj 2026
Mbajtun më 2 maj 2026
Mbajtun më 11 prill 2026
Mbajtun më 28 mars 2026
Mbajtun më 14 mars 2026
Mbajtun 28 shkurt 2026
Mbajtun 14 shkurt 2026
Mbajtun më 17 janar 2026
Mbajtun më 27 dhjetor 2026
Mbajtun 6 dhjetor 2025
Mbajtun më 15 nantor 2025
Diskutim do të mbahet më 10 maj 2025
Diskutim i mbajtun më 19 prill 2025
Diskutim i mbajtun më 29 mars 2025
Diskutim i mbajtun më 15 shkurt '25
Diskutim i mbajtun më 18 janar '25
Diskutim i mbajtun më 8 mars 2025
Diskutim i mbajtun më 28 dhjetor '24
Âmâk-ı Hayal (pjesa II)
Diskutimi i mbajtun më 7 dhjetor '24
Âmâk-ı Hayal (pjesa I)
Diskutim i mbajtun më 15 nantor '24
Diskutimi i mbajtun më 26 tetor '24
Diskutim i mbajtun më 5 tetor '24
Diskutim i mbajtun më 14 shtator '24
tags: klub libri shqip, klub libri online, klub i librit online, albanian bookclub, klub filmi
◈ Trandofilishta ◈