Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Allahun e kërkoja; n’e gjeta tani, ç’u bë?
Qaja ditë e natë, në qesha tani, ç’u bë?
Top që rrokulliset në shesh evlijash isha;
Nëse në shkop të Sovranit mbeta, ç’u bë?
Trëndafil i kuq në kuvend evlijash isha;
Nëse u hapa, u rrita, u zverdha, ç’u bë?
Nëse dijetarët e gjetën veten në shkollë,
Kurse unë, brenda në rrënojë, ç’u bë?
Dëgjo Junusin, dëgjoje, prapë u marros;
Nëse u kredha në kuptim evlijash, ç’u bë?
İster idim Allah'ı, buldum ise ne oldu
Ağlar idim dün ü gün, güldüm ise ne oldu
Erenler meydanında, yuvarlanır top idim
Padişah çevganında kaldım ise ne oldu
Erenler meclisinde deste kızıl gül idim
Açıldım, ele geldim, soldum ise ne oldu
Danişmentler, alimler medresede bulduyse
Ben harabat içinde buldum ise ne oldu
İşit Yunus'u, işit üş, yine deli oldu
Erenler manasına daldım ise ne oldu
Divani, Junus Emre. Përkthyer nga Mithat Hoxha. (Shkup: Logos-A, 2011)