Junus Emre
Të mos kthehesh më sërish!
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
E kalova ditën kot, ç'të të bëj, jeta ime, ty?
Erdhe e shkove, s'të dita; ç'të të bëj, jeta ime, ty?
S'të çmova ty, prandaj s'ta dita vlerën;
S't'u bëra besnik, ah, ç'të të bëj, jeta ime, ty...
Nëse gjalma e jetës më pritet, trajta më prishet,
E mira, e keqja më shkruhet, ç'të të bëj, jeta ime, ty?
Të mos kthehesh më sërish, mua të mos më gjesh
Këtë qerthull ta lësh; ç'të të bëj, jeta ime, ty?
Nëse ia hyn punës e shkon, më lë të vetëm mua,
Nëse hyn nën dhe të zi, ç'të të bëj, jeta ime, ty?
Të dy bashkë sa qemë, u gëzova edhe qesha
Fundi, në kujtime mbeta; ç'të të bëj, jeta ime, ty?
I mjeri Junus, do të shkosh, vallë mos do udhëtosh?
Ç'të kesh bërë, do ta gjesh; ç'të të bëj, jeta ime, ty?
Divani, Junus Emre. Përkthyer nga Mithat Hoxha. (Shkup: Logos-A, 2011)
Tags: Yunus Emre shqip, ashik Junusi ➜