Junus Emre
S'di abëcënë
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Përgatituni me kohë për vdekjen, se vjen një ditë;
Amanet është zogu-shpirt, ka të zot, e merr një ditë....
Sikur një mijë herë të ikësh, shtatë dete të kalosh,
Me flatra të bëhesh, të fluturosh, vdekja të gjen një ditë....
Kush nuk vjen në këtë kuvend, kush s'dëgjon e s'vë mend,
Kush s'e di abëcënë, bëhet njeri i kënduar një ditë....
Nuk zënë më duart që zënë, kalben këto gjuhë që thonë,
Gjërat që do shumë, u mbeten trashëgimtarëve një ditë....
Junus Emre kështu thotë, detit të ashkut i bie me not;
Këto pallate të larta kat më kat, mbeten gërmadha një ditë...
Divani, Junus Emre. Përkthyer nga Mithat Hoxha. (Shkup: Logos-A, 2011)
Tags: Yunus Emre shqip, ashik Junusi ➜