Junus Emre
O ti, zogu i jetës sime
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
O ti, zogu i jetës sime, ku do të shkosh një ditë?
Do të ecësh ta kërkosh vdekjen, t'i biesh në dorë një ditë...
Do të vijë, në gjoks do të të ulet, trupi do të të ndizet,
Një kupë sherbet do të ta japë ta pish e të ngopesh një dite...
Ata që të vijnë për të të parë, që të pyesin si je e si shkon,
Miqtë e dashur s'ke për t'i parë më dot një ditë...
Miqtë do të të vijnë dhe, duke të ngutur,
Do të t'i zhveshin këmishët, do të mbetesh lakuriq një ditë...
Do të ta përgatisin trupin, do të ta ndreqin frymën
Që t'u bëhesh ushqim krimbave e gjarpinjve një ditë...
Mynker e Nekir do të të vijnë dhe qëndrojnë përballë,
Me gjuhën e tyre do të të pyesin që t'u përgjigjesh, një dite...
Ashik Junus, ku je sot e ku do të shkosh një ditë;
S'ke për të hyrë më në kuvendin e të urtëve një ditë....
Fjalë: Mynker e Nekir - dy melaqe që e pyesin robin në botën e berzahut (atë të ndërmjetme apo në jetën e varrit).
Divani, Junus Emre. Përkthyer nga Mithat Hoxha. (Shkup: Logos-A, 2011)
Tags: Yunus Emre shqip, ashik Junusi ➜