Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Ik, botë e vdekshme, nga të ardhurit qe qeshi, a ka
Me sy të përlotur si unë, që qan e s'pushon, a ka?
Flas pa ditur ç'them, eci pa parë ç'jam;
Ditë e natë një m'u bënë, një gjë të tillë, a ka?
Koka, zemër, zemra, kokë; syri m'u mbyll, vetulla m'u hoq;
Kokë që s'ka qeshur si e imja, në botë ardhur a ka?
U linda me gurë në kokë, gjak derdha bashkë me lot;
Të dashur e vëllezër të ndarë nga zemra a ka?
Me kafshët e ahurit të ndahet, secilës t'i lërë shëndet,
Mendjeturbull, të mos i pushojnë lotë si unë, a ka?
Shumë kohë u bënë që mësoj, tokën e kthej dhe e lëroj;
Kështu i rënë në halle, kështu i djegur në zjarre, a ka?
Ngado që eci, rënkoj; s'të vjen zëri fare: dëgjoj
Me sytë që presin të të shikoj; po shkoi e u kthye, a ka?
Fjalët që po them, për të vuajturit i them;
Vallë, nga kjo fjala ime të ketë dëgjuar kush a ka?
O miq, të falemi me shëndet, kjo bukë e kripë na mbettë;
Gjer të vdesim, të qajmë tok; qan e qesh, kush ka?
Qava pa gjetur shpëtim, iu luta shumë pejgamberit tim;
Në botë fytyrëzi si Junusi tjetër të ardhur a ka?
Divani, Junus Emre. Përkthyer nga Mithat Hoxha. (Shkup: Logos-A, 2011)
Tags: Yunus Emre shqip, ashik Junusi ➜