Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Sa të jesh ti tek ti, askund s'arrin;
Në fund të detit e gjen margaritarin...
Kush qe burrë, e hapi rrugën, e sqaroi;
Hëna e plotë lindi, s'ka perëndim...
I padituri s'di ç'do të thotë burrë;
Zemrën e ka gur, s'ndjen drithërimë...
Trimi shkoi te i dashuri, s'dihet ç'hoqi;
Shko! Për këtë të dashur s'ka melhem...
Për syrin që e sheh qartë lindje
E perëndim, s'ka perde si mbulim...
Lëre dyzimin, eja në njësim; shpirtrat
Një i vetëm s'gjejnë veçmas qetësim...
Junus, jepe xhanin në rrugën e Zotit;
Po s'e dhe xhanin, s'e gjen dot xhananin..."
Divani, Junus Emre. Përkthyer nga Mithat Hoxha. (Shkup: Logos-A, 2011)
Tags: Yunus Emre shqip, ashik Junusi ➜