Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Hajde gjithë Allah t’thomë
Le t’kqyrim çka ban Mjeshtri jonë
Udhën ta ecim përgjithmonë
Le t’kqyrim çka ban Allahi.
Tam kur hiç s’e pret
Perdja nis e hiçet
Mu n’vakt vjen dermani
Le t’kqyrim çka ban Allahi.
...
E Junusi çka bani?
Dogri udhën e drejtë e nisi
Kapun për dore prej nji Piri
Le t’kqyrim çka ban Allahi.
Përktheu: Trandofilishta