Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Me male e me gurë o Zot
lem t'thirri ty.
Me zogj sabahi o Zot
lem t'thirri Ty.
Me peshqi n'ujë, o Zot
e me gazele në shkreti'
si nji abdall 1 , ja Hu
lem t'thirri Ty.
Me Isën n'qiell, o Zot
e me Musën n'Tur
me shkop n'dorë, o Zot,
lem t'thirri Ty.
Edhe me Ejubin derte plot
e me Jakubin sy përlot'
me Muhamedin e dashtun fort
O Zot, lem t'thirri Ty.
...
Shënime: [1] abdall (së jashtmi) do të thotë dervish endacak.
Shqipërimi është krahasuar kryesisht me përkthime në anglisht.
Përktheu: Trandofilishta