Junus Emre
Gjellës, helm vrasës i kam shtuar unë
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Këtë jetë më kot e paskam shpenzuar unë;
O zemër, shih ç'gjë në zjarr paskam hedhur unë...
Askush mos ia pastë bërë
Atë që ia kam bërë vetes unë...
Thosha se po marr me vete një sërë punë,
Por tërë dobinë, në dëm e paskam çuar unë...
Për një saksi argjili të thyer të kësaj bote,
Me dëm i paskam shitur xhevahiret unë...
Çfarëdo që të kem bërë, është dyfytyrësi;
Vallë, a e kam humbur sinqeritetin unë?..
Askush s'e di nëse do ta zërë nata;
Për në qëllim të fundit e kam zgjatur kokën unë...
Tërë një jetë e shpenzova pa pushim;
E qartë nga dëmi; ç'e paskam harruar unë...
Ngjeva në helm duke e pandehur për mjaltë;
Gjellës, helm vrasës i paskam shtuar unë...
Junusi i pashpresë ka shumë mëkate;
Për në seli të Zotit jam nisur unë...
Divani, Junus Emre. Përkthyer nga Mithat Hoxha. (Shkup: Logos-A, 2011)
Tags: Yunus Emre shqip, ashik Junusi ➜