Junus Emre
... dhe vjen një kohë
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Zoti më dha një zemër, aty për aty e mahnitur bëhet;
Dhe vjen një kohë, e lumtur, pastaj, e përlotur bëhet...
Një kohë të duket si dimër, si ky muaj i gjatë;
Një kohë lind nga sihariqi, vreshtë e bostan bëhet...
Dhe vjen një kohë që s'thotë një fjalë, s'shpjegon;
Një kohë mbetet në padije, pa ditur gjë, injorant bëhet....
Një kohë bëhet div a peri dhe nëpër rrënoja rri;
Një kohë, me Belkizen fluturon, mbret mbi xhind e njerëz bëhet...
Një kohë, shkon në faltore, bie me fytyrë përtokë atje,
Një kohë, shkon në kishë, ungjill këndon, murg bëhet...
Një kohë, si Isai vjen, të vdekurit në jetë i sjell;
Një kohë i hyn në shtëpi krenimi, Faraon dhe Haman bëhet...
Një kohë bëhet Xhebrail, shpërndan në çdo kthinë mëshirë...
Dhe vjen një kohë shastiset, Junusi i varfër i shtangur bëhet...
Fjalë: kohë - çast;
Divani, Junus Emre. Përkthyer nga Mithat Hoxha. (Shkup: Logos-A, 2011)
Tags: Yunus Emre shqip, ashik Junusi ➜