Junus Emre
As flasin, as një lajm dërgojnë
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Ata që erdhën në këtë botë të rremë e shkuan,
As flasin, as një lajm dërgojnë;
Mbi trupat e tyre mbinë barëra e u shtuan,
As flasin, as një lajm dërgojnë....
Mbi varrin e dikujt ka mbirë e rritet bari,
Pranë kokës së tjetrit, një radhë me selvi;
Ky, një i pafajshëm, tjetri, trim i ri,
As flasin, as një lajm dërgojnë...
Trupat e brishtë me dhe u janë shkrirë,
Fjala e ëmbël në gjuhë u ka ngrirë,
Eni, të lutemi për ta, t'u bëjmë një të mirë;
As flasin, as një lajm dërgojnë...
Junusi thotë: Fatin shihni ç'ka punuar:
Qerpikët tretur, vetullat u janë rrëzuar;
Mbi kokat gurë varri ngulur e harruar,
As flasin, as një lajm dërgojnë!..
Divani, Junus Emre. Përkthyer nga Mithat Hoxha. (Shkup: Logos-A, 2011)
Tags: Yunus Emre shqip, ashik Junusi ➜