Në maj t’malit po takohen zoti i mirë e zoti i ligë.
Zoti i mirë po i thotë: “T’qoftë e mbarë dita, vlla.”
Zoti i ligë s'po ja kthen përshëndetjen.
Zoti i mirë vazhdon e thotë: “S'koke në disponim të mirë sot".
"Paj qashtu", ia kthen Zoti i ligë, “shpesh herë po m'ngatrrojnë me ty, po m'thrrasin n'emnin tand; e po m'trajtojnë sikur me pas kanë Ti - kjo gja hiç s'po m'knaqë."
E Zoti i mirë tha: “Po edhe unë jam ngatrrue me ty, e thirrun n’emnin Tand.”
Zoti i ligë nis e largohet tue mallkue budallallëkun e njeriut.
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime