Të tri milingonat u takuen në hundën e nji njeriu i cili ish pas shtri e po bante nji sy gjumë në diell. E masi përshëndesin njani-tjetrin, secili sipas traditës t'fisit t’vet, ata qëndruen aty edhe bisedojshin.
I pari tha: “Këto janë kodrat e fushat ma shtërpe që unë dij. Kam kërkue gjithë ditën për nji kokërr t’çfarë do lloji, po s'ka qi gjindet nja."
Milingona e dytë tha: “As unë nuk kam gjetë ndojgja, edhe pse s’kam lanë cep e lëndinë pa shkelun. Kjo asht, unë besoj, çka populli e emërton si tokën e lëvizshme e të butë, ku asgja nuk rritet.”
E masnej nji milingonë e tretë ngriti kryet e tha: “Shokt' e mijë, na tash jemi tuj qëndrue në hundën e nji Milingone Gjigande, e cila asht e fuqishme e e paanë, trupi i së cilës asht aq i madh sa që na nuk mundemi me e pa; hija e së cilës asht aq e gjanë sa që na nuk mundemi me e zbulue; e zani i së cilës asht aq i naltë sa që na nuk mundemi me e ndigjue; Ajo asht e pranishme gjithnji.”
Kur milingona e tretë foli, milingonat e tjera panë njani- tjetrin e nisen me qesh. Nj’at çast njeriu lëvizi në gjumin e tij, e ngrehu dorën lart e kruejti hundën e tij, e edhe të tri milingonat u thërrmuen.
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime