Njiherë kur isha tuj varrosë nji ndër vetet e mia t’vdekuna, varrmihësi m’u afrue edhe më tha: “Prej krejt atyne që vijnë me varrosë, veç ty t’kam përzemër.”
Po i them unë: “Shumë po m'bahet qefi, po pse m’ke përzemër?”
“Se,” m'tha ai: “Ata vijnë tuj vajtu e shkojnë tuj vajtue — ti je i vetmi që vjen tuj qeshë e shkon tuj qeshë.
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime