Search this site
Embedded Files
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
  • More
    • Ballina
      • Rreth nesh
      • Klub libri & filmi
    • Mevlud
    • Poezi
      • Poezi nga bota
      • Poezi shqiptare
    • Prozë
    • Muhabete
      • Artikuj
      • Muhabete n'za
      • Filma & ligjerata
      • Bibliotekë
      • Vegza
    • Zbulesa
      • Kur'ani fisnik
      • Bibla
    • Zanate
      • Muzikë & Valle
      • Kaligrafi
      • Pikturë
      • Fotografi

Xhibran Halil Xhibrani

Shoku jem 

Shoku jem

Shoku jem, unë nuk jam ajo çka duket. Dukja asht veç nji veshje qi unë e mbaj. Nji veshje e cila asht thur kujdesshëm, e cila më mbron mu prej pyetjeve t'tua e ty prej pakujdesit tem. Uni n’mu, shoku jem, rrnon në nji votër qetësie, e atje ka me rrnue përgjithnji, i pakuptuem, i paarritun.


Unë nuk mundem t'bâj ty me pas besim në ata se çka flas, as në ata se çka bâj - se fjalët e mia janë asgja pos mejtimet e tua n'za, e t'bamat e mia pos shpresat e tua dalun n'mejdan.


Kur ti m’thue: "Era fryen prej lindjes", unë të thom: "Po, prej lindjes fryen"; se mue nuk ma merr mendja qi ti je në dijeni rreth mendjes tem e cila rrnon jo në erë, po në det. Ti s'mundesh me i kuptue mejtimet e mia lundruese, as nuk muj t'bâj ty me i kuptue.

Unë kam me kanë n'det i vetëm.


Kur asht ditë n’ty shoku jem, asht natë n’mu; po edhe atëhere unë flas për mesin e ditës qi vallëzon nër kodra, e hijen violetë e cila merr udhë nër lugina; se ti nuk mundesh me i ndigju kangët e mia t’errësinës, as krahët e mij se si rrahen hyjsh — edhe unë me dashje s'kam me leju qi ti me m’ndigju mu.

Unë kam me kanë në errësinë i vetëm.


Kur ti i ngjitesh parajsës sate, unë zbres n’ferrin tem — edhe atëherë ti m’thrret prej abisit t’pakalueshëm: “O' bashkudhëtari jem, o shoqënuesi jem” e edhe unë thrras: "O’ bashkudhëtari jem, o shoqënuesi jem" — se unë nuk due qi ti me e pa Ferrin tem. Përdryshe flaka ta kish marr shikimin, e tymi t'i kish mbush hundët. E unë e due Ferrin tem aq shumë qi me t’lanë ty me e vizitue ata.

Unë kam me kanë n'Ferr i vetëm.


Ti e do Hakun, Bukurinë, e Drejtësinë; e unë për hatrin tand them gjithçka asht mirë edhe dukem qi kam dashuni për këto gjana. Po unë n’zemnën tem e përqeshi dashuninë tande. Po prap nuk t’lejoj ty me e pa përqeshjen tem. 

Unë kam me qesh i vetëm.


Shoku jem, ti je i mirë, i kujdesshëm e i urtë; jo, ti je i përkryem — e unë, njiashtu flas me ty urtësisht e i kujdesun. E prap unë jam i çmendun. Po unë e maskoj çmenduninë tem.

Unë veç vet kam me kanë i çmendun.

  • Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)

  • Përktheu: Trandofilishta (2021) 

➜

tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime 

Prozë ◈ Halil Xhibrani 

Google Sites
Report abuse
Page details
Page updated
Google Sites
Report abuse