Nji ditë afër disa maceve po kalon nji qenë i urtë. Sa u afrue e i pa qi ato ishin t’përqëndrueme thellë e nuk e vrejtën hiç, ai u ndal. Kur aty në mes të turmës u ngrit nji mace gjigande edhe serioze, ia hodhi sytë maceve e u tha: “Vllazni, lutuni; e kur t’jeni lutë edhe njiherë, pa dyshim atëherë ka me ra nji shi me plot mi."
E kur qeni e ndigjoj këtë mesele, në zemrën e vet filloi me qesh, e u kthye prej tyne e u tha: "O mace pa sy e pa mend, të mos ish kanë e shkrueme edhe të mos e kisha dijtë unë e paraardhësit e mij, qi prej besimit e lutjeve nuk bijnë mijë po eshtna."
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime