Në nji mal të vetmuem, jetojshin dy asket qi i faleshin Hyjnisë e e dojshin njani-tjetrin. Tash këta dy asketët kishin nji tas prej dheu, e ky tas ish krejt çka ata kishin. Nji ditë, në zemrën e asketit ma të vjetër hyni nji shpirt i keq, e ai ju afrue asketit ma të ri e i tha: "Asht ba goxha nji kohë prej qi jetojmë bashkë. Tash ka ardh vakti me u nda. Me qit hargj pe ndajmë edhe pasuninë tonë.”
Atëherë asketi ma i ri u dëshpërue e tha: “Po mërzitna vlla qi duhesh me m’lanë. "Po nëse asht qashtu nevoja atëherë ashtu le të bahet" edhe ai e sjell tasin prej dheu e ia jep atij tuj thanë: “Vëllau jem, na kta s'mundemi me e nda, kështu qi le t'jetë e jotja."
Atëherë asketi ma i vjetër i thotë: “Lëmoshë unë s'due. Unë s’kam me marr asgja pos çka asht e jemja. Ja me e nda ja hiç.”
E i riu tha: “Nëse tasi duhet me u thy, çfarë pune t’hyn mue a ty? Nëse kij qejf atëherë le t’hedhim short.”
Po i asketi i vjetër tha prap: “Unë du me pas veç drejtësi e edhe çka asht e jemja.Unë s'ia besoj hakun a ata çka asht e jemja nji rastësie t’pavlerë. Tasi duhet me u thy.”
Atëherë hermiti i ri s’mundi me u arsyetue mandej e tha: "Nëse përnjimend ashtu je tuj pas qejf, atëherë qejfi yt le t’bahet; hajde le ta thyejm tasin.
Po çehrja e hermitit t’vjetër u nxi aq shumë saqë brét e thotë: O frikacak i mallkuem, a hiç s'don me pas konflikt a?
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime