Njiherë e nji zaman kish pas jetue nji njeri qi kish pas nji luginë plot gjilpana.
E nji ditë e âma e Jesusit po vjen e po i thotë: "Mor shoq, veshja e djalit m'u ka grisë, e po m'duhet me ja arnue përpara se ai t'shkon n'tempull. A s'ma jep nji gjilpanë?
Po ai s’i jep ndoj gjilpanë asaj, po i jep nji fjalim t’urtë çka i bjen me dhanë e me marr, qi me ia dërgue djalit t’saj para se me shkue në tempull.
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime