Mbramë shpika nji kënaqësi t’re, e sa isha tuj dhanë provën e parë nji engjull e nji djall erdhën me ngut të vatra jem. Ata u takuen te dera jem e u perleshën me njéni-tjetrin rreth saj. Njéni britke: “Gjynah asht'!” — e tjetri: “Virtyt asht’!”
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime