Në qytezën ku kam lind, jetonte nji grue me çikën e saj qi shpesh ecnin jerm. Nji natë, kur qetia e mbështolli botën, grueja me çikën, tuj ec, hala në gjumë, u takuen në bahçen e tyne t’mjegullueme.
Nana flet e i thotë: “Ma n’fund, ma n’fund, hasmi jem! Ti për të cilën rinia m’asht shkatërrue — ti ke ndërtue jetën tande nëpër rrënojat e jetës tem! O veç pak fuqi ta kisha pas, t'kisha shue ty!"
Çika ia kthen e i thotë: "Moj grue e urryeme, plakë vetjake! Qi rrin në mes vetes tem t’lirë e meje! Ti qi do jeta jem me kanë nji jehonë e jetës tande t’vyshkun! Ah t'mos ishe kanë gjallë!"
N'at çast nji gjel krokati e të dy gratë u zgjuen. Me dhembshuni nana i thotë: “A ti m’je xhani jem?” E çika ia kthen butësisht: “Po, nanush.”
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime