Nën hijen e tempullit me shokun tem, pam nji burrë t’verbën që ish ulun vetëm. E shoku jem tha: “Pa hidh synë në ma të urtin e tokës sonë.”
Masnej e lash shokun e iu afrova burrit t’verbën e po e përshëndes. E banëm nji copë muhabeti.
Mbas nji kohe unë po i them: “Më fal për pyetjen tem, po qe sa jeni i verbën?”
“Prej që kam lé,” mu përgjigj.
Unë i thashë, “E cilën udhë t’urtísë ndjekni?”
Ai më tha: “Unë nji astronom jam.”
E masnej ai e vnoj dorën mi gjoksin e vet e tha: “Unë i sodisë tanë diejtë, tanë hanat e tanë yjet.”
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime