Search this site
Embedded Files
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
  • More
    • Ballina
      • Rreth nesh
      • Klub libri & filmi
    • Mevlud
    • Poezi
      • Poezi nga bota
      • Poezi shqiptare
    • Prozë
    • Muhabete
      • Artikuj
      • Muhabete n'za
      • Filma & ligjerata
      • Bibliotekë
      • Vegza
    • Zbulesa
      • Kur'ani fisnik
      • Bibla
    • Zanate
      • Muzikë & Valle
      • Kaligrafi
      • Pikturë
      • Fotografi

Xhibran Halil Xhibrani

Ambicia 

Ambicia

Tre burra u takuen në nji tavolinë të nji taverne. Njeni ish që merrej me tekstil, tjetri ish nji marangoz, e i treti ish nji pendar.

Tekstilisti po nis e po flet: “Kam ba pazar nji qefin delikat sot për dy lira. Hajde e le t’marrim venë aq sa t'na do qejfi."

“E unë,” tha marangozi: “Kam ba pazar qivurin ma të mirë. Le t'marrim venë edhe mish t'pjekun.

“Unë veç nji varr e kam hap,” tha pendari: “po patroni m’pagoi dyfish. Le t’marrim mjaltë e torta njiashtu.”

Gjithë mbramjen taverna qe në punë, se ata thirrnin shpesh për venë, mish e ambëlsina me plot gëzim.

Tavernxhiu i fërkojke duert e veta e i buzëqeshi grues t’tij; se klientët e tij ishin tuj hargjue pa fre. E kur ata u larguen hana qé lart, e ata ecën gjatë rrugës tuj kandue e tuj britë njani-tjetrit. Tavernxhiu e grueja e tij qëndruen në pragun e tavernës e i vështruen nga mbrapa.

“Ahh!” tha grueja: “këta zotnij! Aq dorëlëshuem e gazmorë! Veç t’kishin pas mundësi me na dhanë aq fat çdo ditë! Masnej djali jonë s’kish pas nevojë me kanë nji tavernxhi e me punue randshëm. Kishim mujt me e edukue, e ai kish mujt me u ba prift.”

  • Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)

  • Përktheu: Trandofilishta (2021)

➜

tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime 

Prozë ◈ Halil Xhibrani 

Google Sites
Report abuse
Page details
Page updated
Google Sites
Report abuse