Nji ditë prej ditsh syni tha: "Përtej ktyne luginave pe shoh nji mal t'mbuluem me nji mjegull t'kaltër. A s'po ju doket e bukur edhe juve?"
Veshi zuni vesh, e masi ndigjoj për nji kohë, tha: “Po ku asht ai mal? Unë s’jam tu e ndigjue ata.”
Masnej dora foli e tha: “Jam tu u mundue kot me e ndi e me prekë, s’jam tuj mujtë me gjetë asnji mal.”
Masnej huna tha: "Asnji mal s'asht atje, se unë s'po muj me ia ndi erën atij."
Masnej syni u kthye në anën tjetër, e t'gjithë tjerët nisën tuj përfolë vegimin e çuditshëm të synit.
Bile thanë: “Diçka s’asht puna mirë me synin.”
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime