Search this site
Embedded Files
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
  • More
    • Ballina
      • Rreth nesh
      • Klub libri & filmi
    • Mevlud
    • Poezi
      • Poezi nga bota
      • Poezi shqiptare
    • Prozë
    • Muhabete
      • Artikuj
      • Muhabete n'za
      • Filma & ligjerata
      • Bibliotekë
      • Vegza
    • Zbulesa
      • Kur'ani fisnik
      • Bibla
    • Zanate
      • Muzikë & Valle
      • Kaligrafi
      • Pikturë
      • Fotografi

Xhibran Halil Xhibrani

Hyjnia

Hyjnia

 

Në nji zaman t'moçëm, kur dridhja e parë e të folunit m’erdhi nër buzë t'mia, unë iu ngjita malit hyjnor e i fola Hyjnisë, tuj thanë:

 

“Mjeshtër, unë jam nji skllav i Yti. Vullneti Jot i fshehtë asht ligj për mu, e unë do t’bindem ty përgjithnji.”

 

Po Hyjnia nuk dha ndoj përgjigje, veç u largue si nji stuhi e llahtarshme.

Mas njimijë vjetësh unë iu ngjita prap malit hyjnor e prap i fola Hyjnisë, tuj thanë:

 

“O Krijues, unë jam krijesë e Jote. Prej baltës m’Keni stolisë edhe ju kam borxh gjithë çka kam.”

 

E Hyjnia nuk dha ndoj përgjigje, po u largue si me njimijë krahë t’shpejtë.

Mas njimijë vjetësh, iu ngjita malit hyjnor e i fola Hyjnisë edhe njiherë, tuj thanë:

 

‘Babë, unë jam djali Yt. Në mëshirë e dashni m’keni ba,

e me anë të dashnisë e adhurimit unë do ta trashëgoj mbretninë Tande.”

 

Hyjnia nuk dha ndoj përgjigje, po u largue sikur nji mjegull e cila mbulon kodrat matan.

E edhe njiherë mas njimijë vjetësh unë iu ngjita malit hyjnor e i fola Hyjnisë, tuj thanë:

 

“O Zoti jem, qëllimi jem e përmbushja jem;

Unë jam e djeshmja Jote e Ti m’je e nesërmja jem.

Unë jam rranja Jote në tokë, e ti m’je lulja jem n’qiell,

e bashkë na rritemi përballë fytyrës së diellit.”

 

E atëherë Hyjnia m’u afrue, e n’veshët e mij përshpëriti fjalë t’âmbla; ashtu sikur deti qi e përqafon nji përrue kur ai rrjedh në té, qashtu m’përqafoj Hyjnia mue.

 

Atëherë unë zbrita nër luginat edhe fushat e Zotit, e Hyjnia m’qé edhe atje.

  • Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)

  • Përktheu: Trandofilishta (2021) 

➜

tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime 

Prozë ◈ Halil Xhibrani 

Google Sites
Report abuse
Page details
Page updated
Google Sites
Report abuse