Search this site
Embedded Files
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Degë ullini
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Degë ullini
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
  • More
    • Ballina
      • Rreth nesh
      • Degë ullini
      • Klub libri & filmi
    • Mevlud
    • Poezi
      • Poezi nga bota
      • Poezi shqiptare
    • Prozë
    • Muhabete
      • Artikuj
      • Muhabete n'za
      • Filma & ligjerata
      • Bibliotekë
      • Vegza
    • Zbulesa
      • Kur'ani fisnik
      • Bibla
    • Zanate
      • Muzikë & Valle
      • Kaligrafi
      • Pikturë
      • Fotografi

Naim Frashëri

Zëmëra

﷽

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Retë kur bënenë sterrë

Edhe era kërcëllimë,

Dheu bënetë skëterrë

Edhe qjelli vetëtimë.

 

Zë një shi me rrëmbim shumë,

Që zbret nga ret' e mbyt dhenë,

Bje qiejshit si lumë,

Pa vete të gjejë denë.

 

Vinë përrenjt' e rrëketë,

Edhe uj' i trubulluar

Vë përpara ç' gjë të jetë,

E ç' gjen mb' udhë duke shkuar.

 

Ashtu dhe zëmëra ime

Nxjerr gjëmim' e vetëtima,

Zjar e flak' e mallëngjime,

Derth gjaknë me psherëtima.

 

N' avull ngrihetë përpjetë

Prej zëmërsë ngaha zjari,

Edhe lotët si rrëketë

Derdhenë syvet së qari!

 

O miz' e mbyturë nd' ujë!

Djell' i shpresësë në daltë,

Do pushonjë kjo rrëmujë,

e nukë mbetesh në baltë.

 

Shiu bje, dheu gjelbërohet,

Dhe vera vjen e gjen varrë,

Varri me fletë mbulohet

Dhe rrëkeja shkon t'a marrë!

 

O det i thell' e pa anë!

Që ke mbrënda gjithësinë,

Nga ty dalin gjith ç' janë,

Edhe prapë tek ty vinë.

 

Gjer sa të vinj' e të bjerë

Pik' e shpirtit t' im si lumi,

Në det të math e të gjerë

Zemrën t' ime s'e zê gjumi.

  • Burimi: "Lulet e Verësë"

  • Fotografia: Varri i Naim Frashërit pranë teqesë së Merdivenköy në Stamboll, aty ku u varros fillimisht.

➜

Poezi shqiptare ◈ Naim Frashëri ◈ Vexhi Buharaja

Google Sites
Report abuse
Page details
Page updated
Google Sites
Report abuse