Search this site
Embedded Files
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
  • More
    • Ballina
      • Rreth nesh
      • Klub libri & filmi
    • Mevlud
    • Poezi
      • Poezi nga bota
      • Poezi shqiptare
    • Prozë
    • Muhabete
      • Artikuj
      • Muhabete n'za
      • Filma & ligjerata
      • Bibliotekë
      • Vegza
    • Zbulesa
      • Kur'ani fisnik
      • Bibla
    • Zanate
      • Muzikë & Valle
      • Kaligrafi
      • Pikturë
      • Fotografi

Naim Frashëri

Zoti


﷽


Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Kupa-e lartë që s'ka fund e s'ka kufi,

Qielli që shpërndan ergjënd e derdh flori...

Qëndërzbukuronjësit pa numërim,

Endacakët që vozitin pa pushim,

Në çdo çast e çdo mëngjes e çdo ndajnatë

Ç'të sheh syri në tërthoren gjer' e gjatë

Gjithë lulet, tjatra e tyre, ngjyra, era

Gjithë drunjtë, kokrat, gjethet dhe të tjera,

Zhegu, ftohma dhe pranvera bukuroshe,

Era, kroi dhe lëndina gjelbëroshe,

Bota e zogjvet me të ëmblat ligjërime,

Gjithësia, me të fshehtat kupëtime:

Që të gjitha-i falen Zotit të krijimit

Pa lexo këtë fletore të besimit!

Në çdo vend që hedh njeriu të zbetin sy,

Dritn'e Zotit të vërtetë sheh aty.

Plotfuqi pa shëmbëllim e pa kufi...

Mençuri që s'e rrok mendja: Perëndi!

Krejt i lashë thashethemet tanimë,

S'do dëgjoj veç gjuhën që më flet pa zë:

Kjo kupore e pafund që kemi sipër,

Këto shkronja, këto radhë edhe ky libër:

Të atij fytyrën çfaqin gjith' këto,

Lexo veten, o njeri, këtu kërko!

Se je ti mëkëmbësi i Tij në jetë.

Vendi prej nga del në shesh thesari-i fshehtë,

Pikëz e të thellit det të gjallërisë,

Dhe një afsh nga shpirti-i madh i Gjithësisë.

Për Krijuesin e përsosur flet çdo send,

Hirin e fytyrn'e tij shoh në çdo vend.

Zemra që s'pushon së hedhuri në gjij

Flet për të dhe për të fshehtëzën e tij.

Lajme nga ai më sjell çdo gjë e gjallë,

Emrin e atij çdo lule ka në ballë.

Gjithë gjërat që nuk numërohen dot

Shqipërojnë emrin e Krijuesit Zot.

Dashurojn' atë pa dridhen yjt'e dlirë

Pa kokë-e pa këmbë enden n'hapësirë.

Enden dhe secili sish në vend të vet

Dhe nga rruga e tij kurrë nuk rrëshqet.

Njeri duke u vërtitur diç rrëfen.

Tjetri duke vezulluar diç zbërthen.

Ai është shpirtdhuronjës i empirit,

Dhe burim i jetës, dritës dhe i hirit.

Nuk ka fund çudi e tij, nuk ka kufi

S'numërohen dot të tijat fshehtësi.

Te njeriu ke pasqyrn' e Perëndisë,

Ndaj hiq dorë, o njeri, prej ligësisë!

Nga e drejta rrugë kurrë mos u ndaj,

Të mos thuash: Ç'bëra unë, ah, pastaj.

Bëhu shok e mik me gjithë njerëzinë!

Mërgo shtypjen, ligësinë dhe mërinë!

E si munden që të bëhen pluhur vallë

Vepra e mirë, shpirti i dlirë, zemra e gjallë?

Po qe se nuk do njerinë, s'je njeri.

Shpirt e zemër s'janë gjë pa dlirësi.

Ai bir që do njerinë, ai ka Zot,

Ndaj nga zemra jote kthehu vështrimplot!

Ne e dinim ndryshe, rrugn' e Perëndisë

Pa e lamë dashurin' ndaj njerëzisë.

Dlire shpirtin, o ti miku besëdlirë,

Që kështu të gjesh pastaj të Zotit hirë!

Ndrite zemrën, mbaje larg nga ligësitë

Që të bjerë tek ajo e madhja dritë!...

  • Burimi: Vepra, "Tehajjulat" (shq. "Ëndërrime")

  • Përktheu nga persishtja: Vexhi Buharaja 

  • Fotografia: Varri i Naim Frashërit pranë teqesë së Merdivenköy në Stamboll, aty ku u varros fillimisht.

➜

Poezi shqiptare ◈ Naim Frashëri ◈ Vexhi Buharaja

Google Sites
Report abuse
Page details
Page updated
Google Sites
Report abuse