Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Lamtumirë, o ju shokë, lamtumirë!
Lamtumirë, o miq për kokë, lamtumirë!
Lamtumirë male, fusha e burime!
O moj tokë, o livadhe plot blerime!
Lamtumir', o qiell, diell, yj me dritë!
O atdhe, moj kohë, o moj natë e ditë!
Silli tokës hirin tënd, o moj pranverë.
Më kujto pastaj dhe mua ti njëherë!
O bilbil, trego ti brengn' e zemrës sime,
Me atë gjuhn'e zemrës plot me përvëlime.
Shpirti im-o, hapi krahët përsëri,
Lart në qieje, drejt nga Zoti sulu ti!
••••••••••••••••••••••••••••••••••••••
Dhe pse kryeneçe që rropatet kot,
Zemra me atë e mbushur është plot.
Burimi: Vepra, "Tehajjulat" (shq. "Ëndërrime")
Përktheu nga persishtja: Vexhi Buharaja
Fotografia: Varri i Naim Frashërit pranë teqesë së Merdivenköy në Stamboll, aty ku u varros fillimisht.