Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Flet natyra në çdo çast në këtë botë
Dhe të fshehtën që ka brenda shkoqur thotë,
Herë flet me përshpëritje, mengadalë
Her' me fjaln' e trupëzuar, her' pa fjalë.
Kaq të fshehta i thotë era trëndafilit,
Këto thot' dhe rënkimi i bilbilit.
Gjithë sendet dhe ç'përmban kjo gjithësi
Nxjerrin, çfaqin kaq të fshehta dhe çudi.
Reja, era, lumi, deti i shkumbëzuar,
Malet, fushat dhe livadhet e bleruar,
Qielli, yjet dhe të tjera një nga një,
Flasin qartë, bukur sa s'ka më.
Prandaj zëmërës kjo gjuh' i është dhënë
Që t'i thot' asaj të fshehtën e pathënë.
Këtë gjuhë e dëgjojnë dijetarët,
Rrugënjohësit e dijes, zbulimtarët.
Burimi: Vepra, "Tehajjulat" (shq. "Ëndërrime")
Përktheu nga persishtja: Vexhi Buharaja
Fotografia: Varri i Naim Frashërit pranë teqesë së Merdivenköy në Stamboll, aty ku u varros fillimisht.