Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
N'atë kohë kur ky Diell si fener
Si dhe Toka, edhe Hëna - ish eter,
Dhe kur Toka, Hëna, Dielli shkëlqimtar
U bën' avull dhe u mbushën plot me zjarr,
Dhe nga Dielli na u ndanë Tokë e Hënë
Pa u nda dhe Hëna shpejt nga Toka - nënë,
Dhe çdonjëri na u bë në hapësirë
Yll i zjarrtë që ndriçoi në errësirë,
Dhe u çfaq pastaj ky Dhe që vuri korë,
Që u mbush me ujë, bimë e plot frymorë:
Gjatë kohës, pra, që ndodhën kaq çudi,
O moj lule, ku qe fshehur vallë ti?...
Burimi: Vepra, "Tehajjulat" (shq. "Ëndërrime")
Përktheu nga persishtja: Vexhi Buharaja
Fotografia: Varri i Naim Frashërit pranë teqesë së Merdivenköy në Stamboll, aty ku u varros fillimisht.