Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
O moj flak' e dashurisë! Ç'e do fare
Atë jetë kur s'je ti, moj shkëlqimtare
Mos ik kurrë nga kjo zemra plot mjerime!
Mos u fshih as për një ças nga mendja ime!
Se me ty, moj, zemra ime ka jetuar,
Të ka shoqe që nga koh'e amëshuar,
Ndofta Zoti zemrën mbrujtur pat me ty
O në zëmër të pat hedhur ty Ay.
Edhe pse s'po shoh veç ahut, moj, prej teje,
Prapë, ky m'i bëhet zemrës rrug' hareje.
Me mundim në shpirt më ep, moj dashuri,
Prorë-e dashur m'është zhytja që sjell ti.
Që ta bënte njeri baltën, Zoti shpejt
Nga yt det një pikë hodhi mbi të drejt.
Burimi: Vepra, "Tehajjulat" (shq. "Ëndërrime")
Përktheu nga persishtja: Vexhi Buharaja
Fotografia: Varri i Naim Frashërit pranë teqesë së Merdivenköy në Stamboll, aty ku u varros fillimisht.