Search this site
Embedded Files
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
  • More
    • Ballina
      • Rreth nesh
      • Klub libri & filmi
    • Mevlud
    • Poezi
      • Poezi nga bota
      • Poezi shqiptare
    • Prozë
    • Muhabete
      • Artikuj
      • Muhabete n'za
      • Filma & ligjerata
      • Bibliotekë
      • Vegza
    • Zbulesa
      • Kur'ani fisnik
      • Bibla
    • Zanate
      • Muzikë & Valle
      • Kaligrafi
      • Pikturë
      • Fotografi

Naim Frashëri

Dielli

﷽

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Me sy shenja njeri-tjetrit duke-i bërë

Yjet lart në qiell po fshihesh sërë-sërë.

Ca nga ca trethoren drita po pushton

Po shpërndahet errësira posi hon.

Nëpër boka, ja, thëllëza po baret,

Qan nga ndarja prej të dashurit të vet.

Sërish këngës thirrja, o bilbil finosh!

Sipër drurësh ti sakaq të fluturosh!

Ja dhe dielli dalngadalë po na del

Nga vështrimi i tij agimi po na çel.

Qofsh përjet', o ylli ynë, paç bekim!

Drit' mbi drit' je... dhe shkëlqim përmbi shkëlqim.

Kur ti fshihesh, toka mvrohet si në zi...

I qesh buza, ngazëllohet kur vjen ti

Para teje nata krismën merr sa mund,

Dridhet, fshihet dhe më s'duket asgjëkund.

Dhé qe bërë ylli-i Tokës teje ndarë.

Ahu-i zemrës kraharorin ja pat çarë.

Ti i fale jetën lëmshit tokësor,

Ti ja ep ndriçimin rruzullit qiellor.

Teje kanë lindur yjet endacakë,

Drita jote i ka ndezur posi flakë.

Bija jote është endacakja Tokë

Afërdita dhe Mërkuri me kaq shokë.

Qekur teje këto dritëza u ndanë

Si pa mend enden qiellit të paanë.

Para teje, o ti diell, që dritë je.

Mizë janë' dhe njeriu' dhe ky Dhé.

Por' dhe ti o mbret i botës, - ta dish mirë —

Nuk je tjetër veç një yll në hapësirë.

Para gjithë rruzullimit të pafund.

Ti, o diell, s'hyn në numër asgjëkund.

Se sa trupa ka të ndritur, madhështorë!

Por i shkurtër është syri ynë-i gjorë.

Posi ti dhe këta trupa diej janë,

Dritë e hir e madhësi më shumë kanë.

Mendja ime djathtas, majtas fluturon,

Që të shohë hapësirën gjer ku shkon.

Fluturon, por fund e anë s'gjen kërkund,

Kokëulur prapë kthehet më në fund.

Kjo e gjera hapësirë pa kufi

Kaqë drita e të fshehta mban në gji.

Djathtas, majtas s'ka natyra, as dhe skaj,

Të panumërt janë trupat e kësaj.

Mënçuri pa si e sa, pa shëmbëllim!

Plotfuqi që s'ka fillim dhe as mbarim!

Rrofsh përjetë, o ti shpirt i Gjithësisë!

O ti det pa skaj, pa fund i gjallërisë!

Dritën tënde kam vravashkë, o ti, Diell...

Me të tuat rreze ngjitem gjer në qiell.

Sheh në qiell ti moj zëmërëz e shkretë

Një të bukur prak që vdekje do mos ketë.

Ai zogth që te kjo çerdhe është mësuar,

Edhe krahët po këtu-i ka përvëluar...

  • Burimi: Vepra, "Tehajjulat" (shq. "Ëndërrime")

  • Përktheu nga persishtja: Vexhi Buharaja 

  • Fotografia: Varri i Naim Frashërit pranë teqesë së Merdivenköy në Stamboll, aty ku u varros fillimisht.

➜

Poezi shqiptare ◈ Naim Frashëri ◈ Vexhi Buharaja

Google Sites
Report abuse
Page details
Page updated
Google Sites
Report abuse