Search this site
Embedded Files
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
  • More
    • Ballina
      • Rreth nesh
      • Klub libri & filmi
    • Mevlud
    • Poezi
      • Poezi nga bota
      • Poezi shqiptare
    • Prozë
    • Muhabete
      • Artikuj
      • Muhabete n'za
      • Filma & ligjerata
      • Bibliotekë
      • Vegza
    • Zbulesa
      • Kur'ani fisnik
      • Bibla
    • Zanate
      • Muzikë & Valle
      • Kaligrafi
      • Pikturë
      • Fotografi

Naim Frashëri

Bilbili

﷽

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Ja, çdo yll që vezullon me aqë dritë

Në mes qiellit që është bërë porsi ditë,

Krejt ka heshtur, sytë çelur n'hapësirë,

Një e fshehtëzë, dëgjimn'ja ka përpirë.

Hëna e ndritur në mes shtrojësë së qiellit

Sipër vetes se ç'ka hedhur dritn' e diellit.

Si ergjend të duket Toka nga ndriçimi,

Mbi të rënë kanë hie jasemini.

Posi Hëna bërë bota anembanë,

Qiparisi hedhur shtatin ka si zanë.

Si fytyr'e mikes deti ndënë hënë

Si nishanë mbi të hiet kanë rënë.

Si një vashë është bërë kjo natyra

Ta josh shpirtin me stolitë ngjyra-ngjyra.

Si e ngrirë rri boriga e më s'flet,

Gjithë lulet kanë çelur syt' e vet.

Shpërndan ajri kudo vesën sumbullore

Nëpër kopshte, nëpër drunj e hamullore.

Sleviz gjethja, që nga drunjtë rigon loti,

Të mbyt era që ep kopësht luleploti.

Heshtur kanë gjithë drudhëzat e botës

Para Zotit që s'dëgjon nga dufi i shqotës,

Asnjë zë tashti mbi dhe më nuk dëgjon,

Përveç kroit mërmëronjës që rënkon.

Këtu zgjuar vetëm unë jam tashti,

Përveç meje këtu zgjuar s'ka njëri.

Pa filloj të pyes për romuzet thellë

Herë yjet, herë Kashtën, herë Diellë,

Herë Shënjëzat, dhe herë Hënën, Tokën

Herë kthej nga jasemini unë kokën.

Herë flas, ah, me të vdekurit e mjerë,

Me të dashurit, me zemrën shpresëprerë,

Tek jam zhytur në mend me këmbë e kokë,

Kur në qiellin e tetë, kur nën tokë.

Befas vjen një i ëmbël zë që përvëlon

Që të fshehtëzën e gjatë më tregon.

Vjen nga qielli dhe më bëhet mik pa druajte

Vjen nga Zoti dhe më bëhet shok në vuajtje.

Ç'është, ç'është, Zot, ky zë plot ëmbëlsi?

Nga vjen vallë, nga vjen vallë-o Perëndi?

Nga vjen vallë, Zot, kjo këngëzë plot joshe?

A nga Toka, e nga kupa kaltëroshe?

Veç një gjuhë thua ka tashti kjo botë

Dhe me të të fshehtën hapur po na thotë.

O bilbil, o vjershëtori këngëdlirë,

Këndona këtë të fshehtë të vështirë!

Për mik- trëndafilin tënd gëzohu shumë,

Herë qesh e herë qaj kështu si unë!

Thuaja ëmbël, të dëgjoj i dëshëruar,

T'i hedh poshtë çka kam thënë e kam menduar

Seç na joshi zemrën ky vajtimi yt,

Ky rënkim, ahu, përvëlimi yt.

Zemra brenda po më dridhet kaqë shumë,

Shok i zemrës t'u bëra tashti unë;

Ja, prandaj ka heshtur gjithë kjo tërthore:

Të dëgjojë këngën tënde qiellore.

Ja, burbuqja nga këmisha nxjerr,

Të dëgjojë këtë fjalë si sheqer.

Rrotullimin, o Merkur, ndalo një fije

Dhe dëgjo këtë rënkim-o dashurie!

O bilbil, me këtë vaj e psherëtirë

Na këndo këtë të fshehtë të pavdirë!

  • Burimi: Vepra, "Tehajjulat" (shq. "Ëndërrime")

  • Përktheu nga persishtja: Vexhi Buharaja 

  • Fotografia: Varri i Naim Frashërit pranë teqesë së Merdivenköy në Stamboll, aty ku u varros fillimisht.

➜

Poezi shqiptare ◈ Naim Frashëri ◈ Vexhi Buharaja

Google Sites
Report abuse
Page details
Page updated
Google Sites
Report abuse