Erdhi një korb te dheu i butë nën shkrepa
Ai s’dinte me ndjekun vallen e pllumbave
palë e palë nën hijen e ullive.
E u ruente mos me lshuemun zâ
mes gazullimit të përgjithëshëm
për mos me prishë
ritmin e flatrave ndër valle.
Kur te e vona pllumbat kthyen në banesa,
e ndieu vehten korbi pllumb në shpírt.