Hŷjt po dridhen sonte në qiell
e gjethi n’erë plot gëzim.
Gjethin e pështyna pse s’bjen për tokë,
pse s’digjet ndër furra,
si digjem un në shpí.
Harpa ka lëshue te pusi nji zâ në terr
e tokës ia qita dritën e syve të mij
dhe u gëzova...
Véri më gëzhati me duert e veta shkrumbi,
por rigu i shiut më zbutoi.