Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Muhammedun alejhi selam
Me të ftohtë e të nxehtë,
Për hyrmet të Pejgamberit!
Për shefaat të Ymerit
Të lutemi ne të mjerit
Për Hazreti Ebu-Beqirë
Për qitapët që rëfejnë
Për Osmanë Zinnurejnë
Sytë e mij me lot po qajnë
Për shefaat të Aliut
Për Hatixhe o hênë
Për Hysejnë e Hasanë
Për të gjithë ata që do tinë
Për Imamë e për Mehdinë
Për treqint e gjashtë dhjetë
Që i ke foltur vetë
Nat e ditë gjynahe flas
Për Kul-eudhu Birab-binas
Mjer unë që s'jam arif
Për nder të Haremi-Sherif
Për Habibët disa mijë
S'i cili foli njerëzinë
Gjithvet u prura Iman
Për nderë tyre bëmë derman
Për gazi, e për shehitë
Për Haxhé e Haxhitë
Për gjith magbulët që janë
Për Huri e për gilmanë
Për dhé e për qiell ç'janë
Për Lehu e për qyrs, Rahmanë
Për Xhennet e për Xhehnemnë
Për ç'do që pa Hazreti Ademnë
Për nimetnë të insanvet
Për nder të mekamvet
Për ty që je i vërtetë
Për ç'është në këtë jetë
Për ç'urdhërove e the Qyn
Për ç'do jaratise bytyn
Shpëtona prej Xhehenemit.
Bëmë derman mua të mjerit
Shpëtona prej Xhehenemit
O Zot mos na prish fiqirë
Shpëtona prej Xhehenemit
Për robt të tu që s'të gjejnë
Shpëtona prej Xhehenemit
Gjithnjë ty të kërkojnë
Shpëtona prej Xhehenemit
Për Asherei Qybranë
Për Fatimei Zehranë
Shpëtona prej Xhehenemit
...
Edhe disa të tjer' ajeté
Shpëtona prej Xhehenemit
Veç tinë më bën halas
Shpëtona prej Xhehenemit
Po i kam punët zarif
Shpëtona prej Xhehenemit
Për veç teje s'ka t'i dijë
Shpëtona prej Xhehenemit
Që erdhe e s'folë jallan
Shpëtona prej Xhehenemit
Për alimnë për myrshidnë
Shpëtona prej Xhehenemit
Për Meleq e për Insanë
Shpëtona prej Xhehenemit
Për Sidretyl-Myntehanë
Shpëtona prej Xhehenemit
Për Kabe-Kausejnë e kalemnë
Shpëtona prej Xhehenemit
Për yshqimnë të hajvanvet
Shpëtona prej Xhehenemit
Për ç'ke lavduar vetë
Shpëtona prej Xhehenemit
Për ç'do të thuash Fejequn
Shpëtona prej Xhehenemit.
Fjalë: hyrmet - aspiratë, nder; shefaat - ndërmjetësim; Kul-eudhu Birab-binas - Thuej: Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve (Kuran, surja Nas 114, ajeti 1); arif - njohës dhe i dashur i Zotit; Haremi-Sherif - Qabja; magbulë; qyrs - kursia e Zotit; nimet - bekim; mekam - nivel shpirtnor; Qyn - apo Kun (Bohu), fjala me të cilin u fillue i gjithë krijimi; jaratisje - krijim; bytyn - të gjitha; fiqirë - të përsiaturit; halas - shpëtim; zarif - (nëse asht fjala për 'zaif') ligsht, dobët; jallan - gënjeshtër; alim - njeri i dijes; myrshid - mjeshtër shpirtnor sufi; meleq - melaqe, engjuj; Sidretyl-Mynteha & Kabe-Kausejnë - shif suren Nexhm (53), ajeti 14 e ma tutje në Kuran, hajvan - kafshë; Fejequn - vazhdimi i ajetit: Bohu! dhe bahet.
Burimi: Revista Zani i Naltë, nr. 10, Tetor 1937, fq. 318-319
Fotografia në sfond: Xhamia e Sinan Pashës, Prizren (2025).
Fotografia me kaligrafi: Xhamia e Qarshisë, Prishtinë (2025).