Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Dëgjoni këtë Mynaxhat
Kush foli gjetë rahat
Dëgjoni Hasanë ç'flet
Kërkon dizarë në xhennet
O more shashkën pa mënt
Ti në nehjet pate kuvent
Jam ashik i Muhammetit
Kam shpresën e magfiretit
Unë jam shoq' i bilbilit
Për nderjen e Xhebrailit
S'jam bilbil po jam pervanë
Për Hadith e për Kuranë
Jam pervanë digjem në zjar
Ja All-llah, Ja Ganij, Ja Settar
Për Arshin q'e jaratise
Që njeriu s'ja bildërise
Për Qyrs, për Lehu, për Kajd
Për Rahmet që lëshon në Majt
Për Kabe-Kausejnë që ka në det
Që ka mbushur me rahmet
Për Sidretyl-Myntehanë
Që shpuri Ahmet Mustafanë
Për ç'do fole për ç'do të flaç
Për Habibnë që i vure taxh
Që bën zuhur në dynjat
De Xhennet pastë meqanë
Ja ziqër bën ja ibadet
Rëfena dizarë Ja Allah
Ti emrin solle më vënt
Rëfena dizar Ja Hu
Q' është Hazin' e Rahmetit
Rëfena dizar Ja Hu
Q' është ashik i trandafilit
Rëfena dizarë Ja Hu
Dë ashkut u doqçë Jane
Rëfena dizarë Ja Hu
N' dë ashkut dogjçë si nar
Rëfena dizarë Ja Hu
Për ç'ka brënda q'stolise
Rëfena dizarë Ja Hu
Që shkrojte Takdir Bejan
Rëfena dizarë Ja Hu
Për të math ti pa nihajet
Rëfena dizarë Ja Hu
Që ka Xhebraili Meqanë
Rëfena dizarë Ja Hu
Për natën që bëri Miraxh
Rëfena dizarë Ja Hu
...
Fjalë: mynaxhat - muhabet intim; dizarë - ?; shashkën - i çuditun, i habitun; nehjet -?; magfiret - falje e gjynaheve; pervanë - flutur; Ja Ganij, ja Settar - O i Pasur, o Mbulues (emra të Zotit); arshi - froni i Zotit; bildërisje - ?; taxh - kurorë; zuhur - shpërfaqje, manifestim; meqanë - vend; ziqër - përmendje e Zotit; ibadet - adhurim; nar - zjarr; nihajet - fund.
Burimi: Revista Zani i Naltë, nr. 10, Tetor 1937, fq. 319
Fotografia në sfond: Xhamia e Sinan Pashës, Prizren (2025).