Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Për nder të Muhamedit mos kurse rahmetin
Na dhuro neve o Zot bukurinë e xhenetit.
Sado faje të kemi, shpresën nuk e presim
Zot i madh prej Teje shumë mëshirë presim.
Madhështia Jote na jep shumë shpresë
Mëshira që ke, nuk na lë pa pjesë.
Nëse na i fal gabimet tregona bukurinë
Nëse na përzë, prapë tek Ti ne vijmë.
Me zemër të djegur Allah të thërresim
Me Allah në gojë Zot! edhe kur të vdesim!