Ferit Vokopola
Zembrës
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Ç'ke o zëmbër që rënkonë,
Thuajmë vallë ç'far' kërkonë,
Këtej andej pse gjurmonë?
Vehten t'ënde e braktisë!
Vëri buzët në filxhanë,
Lëri xhanin e xhihanë,
Se qahjajë me sulltanë,
Një jan' para Perëndisë...
Burimi: Shkëputur nga poezia e Ferit Vokopolës "Zëmbrës", Revista "Njeriu".
Fotografia: Martin Sponsel