Ferit Vokopola
Drita në pasqyrë
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Trupi yt ësht si Teqe,
Zëmra jote nji kandil
Mos e prish, vuaj e ndreqe,
Këndo n'atë si bilbil!..
Dor'zimi ne Prijs'i yt,
Si vaji ësht pa dyshim,
Çeli or, mik pakëz syt
Shtoje atë me shërbim.
Fitil bëje "Ah-un" tënd,
Ndize me zjarrin e shënjt,
Të ndryshoj për ty çdo vënd,
Të gjesh dritën më të shtrënjt.
Prijsi yt n'atë Teqé,
Pasqyrë ësht që të ndritë,
Prej Zotit ësht Halife,
Lum aji q'e ka ditë!
Zëmra e Feritit thá,
Këto fjal me përhirim,
Drita në "Pasqyrë" rá:
Na përkshkroj kët Ruzëllim.
Fotografia: Martin Sponsel