Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Një fjalë shumë në modë në botën artistike bashkëkohore. Fillimisht u përdorur në artin bashkëkohor, për të treguar idenë e një tërësie gjestesh, aktesh, qëndrimesh e ngjarjesh të kryera në një kohë të caktuar, por që në ditët e sotme përdoret vend e pa vend.
Po nga vjen fjala performancë?
Vetë fjala performancë rrjedh nga anglishtja "to perform" ("për të kryer") - me prapashtesën frënge - ance.
Në shekullin e 19-të, ky term u përdor në fermat angleze për të përcaktuar mënyrën e vrapimit dhe sjelljes së kalit gjatë garës.
Çfarë kuptojmë me performancë?
Në sensin kuptimor performanca është një rezultat, një arritje qoftë e jashtëzakonshme në një fushë të caktuar, nga një person, një ekip, një grup, një kafshë ose një makinë.
Ku dallon performanca me llojet e tjera të eksperiancave artistike, dhe kryesisht muzikore?
Arti është i gjithëanshëm, dhe format e shprehjes artistike janë të pafundme. Nëse një eksperiencë muzikore përjetohet dhe përçohet në një mënyrë intime, tradicionale dhe autentike, duke shpalosur një botë të brendshme e cila ndikon atë të jashtmen, atëherë nuk bëhet fjalë për një performancë, por për një lloj tjetër ekpserience muzikore.
Muzika e cila ka bukurinë dhe fuqinë për ta ngritur shpirtin njerëzor përtej formës së saj, ajo nuk mund të jetë thjesht një performancë, por mbi të gjitha një art i mirëfilltë i cili buron nga shpirti dhe i drejtohet shpirtit.