Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Piktura: Adnand Deda
Ç’ju lutëm Zotit n'a e dha,
Nuk ka tjetër lumtuni.
N'kët kasollë mbulu me bar
Të rrojmë në mal si bari...
Usta Isuf Myzyri
Njohja e dimensionit shpirtëror të lutjes është e lidhur ngushtë me njohjen e njeriut në të gjithë dimensionin e qenies së tij. Lutja drejt Zotit është me të vërtetë një akt urtësie, një lloj diturie që reflekton vetëdije dhe vetëpërmbajtje.
Zgjimi i vetëdijes e bën njeriun të kuptojë se edhe pse ai është unik si qenie, ai përmbart në vetvete qiellin, tokën dhe gjithçka që ekziston.
Pra lutja është vetëdija integrale e të gjitha këtyre shkallëve të ekzistencës aty ku njeriu ndërgjegjësohet, ngrihet në ndërgjegje dhe jeton si bari, duke qenë rojtar jo thjesht i dhenëve por mbi të gjitha i Qenies, për të arritur në të vërtetën e Qenies. Aty ai fiton varfërinë thelbësore të bariut, dinjiteti i të cilit qëndron në faktin se është zgjedhur nga vetë Krijuesi për të mbrojtur Amanetin e Tij.
Mars, 2022