Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Në Kuran përmenden dy fjalë në lidhje me agjërimin:
I. Sawm = الصوم
II. Sijam = الصِّيَامُ
Të dyja këto fjalë kanë rrënjën e përbashkët (S-W-M), që përmendet 13-të herë në Kuran.
E para cilëson agjërimin si iniciativë jo të detyrueshme, ndërsa e dyta, agjërimin si detyrim Hyjnor.
Termi sawm është aplikuar një herë të vetme dhe kjo në suren Merjem, ajeti 26.1
Kuptimi i termi sawm është: të abstenosh, të heqësh dorë, të ndalosh vetveten, të heshtësh, të zbutesh.
Sipas këtyre vëzhgimeve, agjërimi në sensin e termit sawm është abstenim i pastër, heshtje dhe zbutje. Pra, agjërimi i vazhdueshëm është një shteg drejt heshtjes, zbrazëtisë, kufizimit në veprimet dhe fjalët tona. Vetëm kur heshtim, lejojmë hapësirë për Fjalën Hyjnore.
________
1 Merjemi vendosi të agjërojë për hir të Allahut duke marrë zotimin të heshtë në të njëjtën kohë. Kur u ndesh me një grup njerëzish që nuk e kuptonin sesi ajo mund të kishte një fëmijë duke mos pasur burrë, duke qenë se kishte vendosur të mos fliste, ajo bëri një shenjë ndaj foshnjës, Hazreti Isait i cili përgjigjet në vend të saj dhe thotë se ai është i dërguar Hyjnor.