Shibliu
Miqtë e vërtetë
Miqtë e vërtetë
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Shibli-u, — i u- shënjteroftë mysteri — ra i sëmurë dhe u-çua në spital. Një tufë shokësh shkuanë që t'a shohën. "Kush jini ju?" tha Ay, "shoktë e tu" i thanë ata. Dhe ay ngriti një gur dhe u a vërviti atyreve. Që të gjithë bruadhnë me vrap. "Këthehu-ni, o shokë me fjalë!" tha Ay, "se shoktë nuk bredhin nga shoktë dhe nuk ruhet nga guri i mundimit të tyre".
Ay ësht mik që sulet më shum nga dashurija,
Sa do që si armiku t'i duket atij miku;
Dhe mijë gurë kokës në marrt' ay prej tija,
Godin' e dashurisë i bëhet si çelniku.
— Persjane
• Shënime:
1. Shibli-u: një mystik mysliman
2. Nji rrëfim i ngjashëm tregohet edhe prej Hazreti Mevlanës, iu shenjtnoftë sirri, por aty përmendet Zulnuni i Misrit (Mesnevia II, v. 1390)
• Shqipëruar nga origjinali: Vexhi Buharaja
• Burimi: Revista NJERIU, viti III, nr. 3, Tiranë, shtator 1944
tags: Shibli, Shibliu, poezi sufis