Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
I pashë nji tufë gjyla, e ç’ishin konë taze,
U rritshin mbi nji deng bari, pa bo naze.
Thash: “Qysh u bo kjo punë që bari i pavlerë
Me ndejt me ni saf kapun me gjylin plot erë?”
Nji fije bari n’vaj, m’tha: “Le muhabetin!
I fismi kurr, bash kurr, s’e harron sohbetin.
Edhe pse s’kom ngjyra as erë as bukuri,
Po a s’jom edhe une bari n’bahçe t’Tij?
Edhe un jom rob i Hazreti Kerimit 1 ,
Edhe mu m’ushqejnë nimetet e Kadimit 2 !”
______
[1] Bujar, një nga emrat që përmenden në Esma ul Husna.
[2] I përgjithmonshëm, pa fillim e pa mbarim; i Kryehershmi.
Në persisht:
دیدم گل تازه چند دسته
بر گنبدی از گیاه رسته
گفتم: چه بود گیاه ناچیز
تا در صف گل نشیند او نیز؟
بگریست گیاه و گفت خاموش
صحبت نکند کرم فراموش
گر نیست جمال و رنگ و بویم
آخر نه گیاه باغ اویم
مـن بــنـده حــضــرت کــریـمـم
پــرورده نـعــمــت قــدیـمـم
Përktheu nga persishtja: Artan Sadiku
Tags: Sadi, Saadi, Sa'adi Shirazi, Sadi Shiraziu, poezi, poemë, persiane, perse, sufi, sufiste, tesavuf, tesavvuf, sufizëm shqip, poezi shqip, përkthime poezish, Vexhi Buharaja, Artan Sadiku, Iran, Persi