Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
...
Rrëfen se si derdhen an' emb'anë borsilogët e këputur nga lulishtet e tej-shëkonjësve, që janë në udhën e lumturisë e që rrinë mû nè krye të Fronit të Mbretërisë së shënjtëruar. Fudajl Ijazi- iu shenjtëroftë mysteri - thotë: "Zotit të përhirëshëm iu fala për hirë të miqësisë, se nuk më bën zëmra që të mos i falem". Një tjetër nga tufa e të shënjtëve e pyetnë: "Kush është i poshtër?", dhe Ay tha: "...është ai që i falet Zotit nga frika ose nga shpresa". Pastaj i thanë: "Po ti, si i je falur?". Dhe Ay ua priti: "Për hirë të dashurisë plotë miqësi, sepse dashuria dhe miqësia që kam për Të më bën t'i falem e t'i bije më gjunjë".
O Shpirt, nga praku 'yt lark s'kam si rri!
S'më bind dot Parajsi, s'më bind Hyri;
Nga malli, jo shpërblimi, kokën sbrita
Mbi prak, s'ndahem dot, të duronj më s'di...
Përktheu: Vexhi Buharaja
Marrë nga revista Njeriu