Hazreti Mevlana Rumi
A je Ti dielli, Afërdita a mos hana? Nuk e di.
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
A je Ti dielli, Afërdita a mos hana? Nuk e di.
Se çka po don prej ktij abdalli t'dalldisun - s'e di.
N'kit oborr misteri, krejt asht butësi e harmoni
Çfarë fushe, lëndine, a çfarë oborri je Ti - s'e di.
Ftyra jote ma ka mbush shpirtit me trandofila, vjollca, naçise e zambakë
Hana jote ka ndritë hanen teme, o çfarë shoku je ti - hiç s'e di.
Çfarë oqeani mrena zemre, përplot peshqi e i pa skaj - mrekulli
Kurrë s'kom pa ksi oqeani a kso peshqi - për ta s'kom njohuri.
Sulltanati i krijesave asht rrëfim i parandësishem, tam si kupa e sulltanit.
Për qi ka kun tjetër sulltan pos Tij - une s'di.
O i Mahnitshëm, Diell i pafund - tana grimcat e tuja po flasin
A je ti Nuri i Thelbit të Zotit? A mos je ti vet Zoti? Nuk po e di.
Hijeshia jote njimijë Jakuba asht tu i ba shkrum e hi
O Jusufi i bukurive, pse je Ti n'kit pus? Nuk e di.
Hesht! Nji rrëfimtar, gjithmonë tuj ndryshue je ti
Për nji moment je hu, në tjetrin ha e në tjetrin ah - nuk e di.
Po heshti se prej magjisë qi m'ka kaplue krejt jom pi
shuemjen e dehjen prej vetëdijes me dallue - nuk po di.
Divani i Shams-i Tabrizit (1436)
Shqipërimi është krahasuar me përkthimin e W. Chittick në "The Sufi Path of Love" SUNY Press, Albany, 1983 dhe Edin Lohjës në Flakërime Dashurie, fq. 165-166.
Përktheu: Trandofilishta
Kaligrafia: "Ja hazreti Mevlana"